Xhaka këndon himnin shqiptar
“sulmohet” nga mediat zvicerane

Xhaka këndon himnin shqiptar <br />“sulmohet” nga mediat zvicerane
Futbollisti me origjinë kosovare Granit Xhaka, i cili luan me kombëtaren Zvicerane dhe aktualisht me skuadrën e Borussia Mönchengladbach është kritikuar për shkak se ka kënduar himnin kombëtar shqiptar. Në skuadrën ku ai luan është bërë ritual që secili prej tyre të këndojë një këngë që ai pëlqen.

Xhaka zgjodhi himnin kombëtar dhe kjo bëri që gazeta “Blic kam Sonntag” t’a intervistonte. Sipas mediave kosovare ai është pyetur për arsyen se përse ka kënduar himnin shqiptar duke marrë këtë përgjigje prej Xhakës:

 “Si fëmijë i mësojmë disa këngë të caktuara. Dhe, sinqerisht, është kënga e vetme që mundem ta këndoj edhe pse, vetëm strofat e para… Bashkëlojtarët u shprehën të befasuar, ata nuk e dinin se prindërit e mi vijnë nga Kosova”, është shprehur futbollisti.

Pas insistimit të gazetarit mbi këtë fakt Granit ka thënë se ndihet 80% zviceran dhe 20% kosovar për shkak të rrënjëve të tij. Sipas tij gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës që pritet të luhet në shtator, nuk do të këndojë asnjë nga himnet kombëtare.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA