Xhakja: Kryekomisarin e vrava
unë, kujtova se më ngritën kurth

TIRANE- “Nëse nuk do të kishte armë në dorë nuk do ta kishte vrarë shefin e komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Mendova se ishte kurth ndaj meje dhe nipit tim”- deklaroi Ilir Xhakja në seancën e sotme të vlerësimit të masës së arrestit, duke pranuar autorësinë e vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj më 13 shtator në fshatin Katund të Sukthit.

Seanca u mbajt sot paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe “i forti i Shijakut” u soll nga ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Durrësit në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda nën masa të rrepta sigurie.

Prokuroria i komunikoi 4 akuza më e rënda ajo e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Po ashtu, prokuroria i adresoi 38-vjecarit edhe vrasjen e mbetur në tentativë të një kalimtareje të rastit, po ashtu dhe dëshmitare okulare në ngjarje, ajo e kundërshtimit të forcave të policisë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Avokati i kërkuar nga Ilir Xhakja nuk u paraqit në seancë dhe 38 vjeçari u përfaqësua nga një avokat i caktuar nga shteti. Ai ishte Arjan Rami.

QELI E VECANTE PER XHAKJEN

Një qeli e veçantë është ndërtuar posaçërisht në burgun e 313-tës në Tiranë. Pasi gjatë vuajtjes së dënimit për krimet e tjera, (para 2011, kur është liruar) Xhakja ka qëndruar 1 vit në këtë burg dhe kishte krijuar hasmëri.

XHAKJA MBERRITI NE GJYKATE NEN MASA TE RREPTA SIGURIE
Ora 09: 50
Në orën 09: 45 minuta një furgon i blinduar i policisë solli në ambientet e Gjykatës së Krimeve të rënda Ilir Xhakjen. 38 vjeçari mbërriti nga ambientet e paraburgimit të drejtorisë së policisë së Durrësit nën masa të rrepta sigurie. Gjyqtari që do të vlerësojë masën e sigurisë është Luan Hasneziri. Ndërsa përfaqësuesi i akuzës është Eugen Beci.

Tahiraj ishte në operacion kontrolli kur është qëlluar nga Ilir Xhakja. Arrestimi i këtij të fundit u bë disa orë më vonë, në orët e para të 14 shtatorit, ndërkohë që është shpallur në kërkim nipi i tij, Ledio Krasnaj i cili ishte bashkë me Xhakjen në momentin e vrasjes.
(ne foto furgoni i blinduar që solli Ilir Xhakjen në gjykate)
(sg/ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)