TIRANE- Jam penduar, gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtë si e sipër, nuk doja që ta qëlloja por ashtu rrodhën ngjarjet". Me këto fjalë e ka nisur dëshminë e tij në prani të avokatit të tij mbrojtës, i arrestuari Ilir Xhakja, ndaj të cilit tashmë policia ka ngritur akuzën e "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta" të kryekomisarit Adem Tahiraj.
Sapo është prangosur, në orën 02: 00 të 14 shkurtit, (pak orë pas vrasjes) me një furgon të blindur që drejtohej nga efektivët e RENEA-s, Ilir Xhakja është transportuar në drejtim të Tiranës, ku përgjatë gjithë natës është marrë në pyetje nga oficerë të Krimeve të Rënda dhe dy prokurorë të këtij sektori. Përpara tyre, ai fillimisht ka arritur të ngrerë një alibi me fjalë të shkurtra dhe të prera se nuk kishte qëlluar ai mbi shefin e komisariatit, por autor i vrasjes ishte nipi i tij Ledio Krasniqi. Mirëpo kjo alibin, është rrëzuar shumë shpejt nga prokurorët, të cilët kanë arritur ta pendojnë të arrestuarit, dhe të tregojë të gjithë ngjarjen. "Nuk jam nisur për ta vrarë, por doja vetëm që të shpëtoja nipin dhe makinën që donin ta bllokonin.”- ka thënë ndër të tjera Iir Xhakja gjatë dëshmisë.
Shkrimin e plotë lexone në gazetën Shqiptarja.com LEXONI SHKRIMIN E PLOTE
/Shqiptarja.com