Xhamia e re, Basha mbledh
komisionin, vendoset për vendin

Xhamia e re, Basha mbledh<br />komisionin, vendoset për vendin
TIRANË – Nis punën komisini për ngritjen e xhamisë së re në Tiranë. Sipas deklaratës zyrtare të bashkisë së Tiranë, komisioni drejtohet nga kryebashkiaku Basha dhe në përbërje të tij janë drejtues të komunitetit mysliman, prefektura si edhe të komunitetit të besimtarëve të Tiranës.
Në takimin e parë u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të përgatisë propozimet për vendimarrjen në Komision, të cilat përfshijnë propozimin për vendin ku do të ngrihet Xhamia e Re, si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës. Basha kërkoi që brenda muajit mars, të përmbyllet faza e konsultimeve, diskutimeve dhe e vendimarrjes, për çështjet e shtruara për diskutim.
“Vullneti për ta përfunduar këtë vepër, që i mungon qytetit të Tiranës është I plotë tek Bashkia e Tiranës dhe tek unë personalisht por nganjëherë vullneti nuk mjafton dhe me këtë rast synimi i ngritjes së këtij komisioni ka qenë gjithpërfshirja në vendimarrje të aktorëve.Gjykoj se kjo risi është e domosdoshme, që ne të kemi sukses në ndërmarrjen tonë”, tha Basha.
Kryetari i komunitetit mysliman Selim Muça vlerësoi vendimin për ngritjen e objektit.
“Mendoj se duhet të ketë dy kate nëntokësore për strehimin e makinave, për ato falës që do të vijnë aty, të ketë sallën e Xhamisë, përveç sallës së Xhamisë, të ketë salla të tjera për mbledhje, të ketë salla të tjera për gëzime, salla të tjera me madhësi të ndryshme për diskutime”, propozi Muça.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë