Ashtu siç na thonë përfaqësuesit e komunitetit Mysliman, mësojmë se projekti i detajuar parashikon brenda xhamisë një qendër të plotë lehtësirash ku do të ketë restorant, çajtore, vend argëtimi për fëmijët, si dhe një qendër multifunksionale dhe kulturore, kjo për të tërhequr sa më shumë publik, vizitorë apo turistë.
Sipas projektit, xhamia e Namazgjasë do të jetë e stilit klasik, por edhe me elemente shqiptare. Në kompleks do të ketë revakë si xhamia e Et’hem Beut, ndërkohë që selia e Komunitetit Mysliman brenda Namazgjasë do të jetë tërësisht e stilit shqiptar.
Stili i godinës do të jetë duke pasur frymëzim shtëpitë e qytetit të Beratit. Mospërdorimi i mureve rrethuese është një tjetër karakteristikë e xhamive shqiptare dhe kompleksi nuk do të jetë i rrethuar, por i hapur për publikun. Objekt kryesor frymëzimi për xhaminë e re të myslimanëve ka shërbyer Xhamia Blu në Stamboll.
Xhamia do të jetë e stilit ballkanas, ndërkohë që projektuesit janë të famshëm në të gjithë botën duke ndërtuar në Japoni, Gjermani, Turqi. Pemët që do të mbillen te Namazgjaja do të jenë selvitë, si dhe do të ketë edhe një kopsht trëndafilash.
Parashikohen të mbillen rreth 40 selvi në vijën kufizuese me Parlamentin dhe dhjetëra pemë me vazo. Do të ketë një muze islam dhe kulturor. Minaret do të jenë 50 metra të larta, ndërsa kubeja 30 metër. Brenda është parashikuar të ndërtohet edhe një shatërvan.
/Shqiptarja.com