Polemika kanë nisur edhe për pamjen që do të ketë xhamia e re. Disa kohë më parë u fol se ajo ishte një kopje e xhamisë së Bejazitetit në Turqi, ndërsa tashmë theksi është dhënë te katër minaret që ajo do të ketë.

“Xhamia e re është projektuar të ketë 4 minare, ndërkohë që thuajse të gjitha xhamitë në vendin tonë kanë vetëm një minare.

Rrallë, andej nga zona e Librazhdit, mund të gjesh ndonjë xhami me dy minare. Atëherë pse është përzgjedhur një projekt që nuk i përshtatet modelit të xhamive në vendin tonë?

Edhe kjo është një gjë që nuk shkon, sipas meje, dhe që i duhet kushtuar rëndësi, pasi nuk ka përse na sjellin modele apo frymë islamike që nuk na përfaqësojnë” , - na thonë specialistët e ndërtimit.