Myslimanët, edhe pas ndërtimit të xhamisë së re, do të vazhdojnë ta falin bajramin në bulevardin kryesor të Tiranës. Kjo pasi xhamia e re, siç e quajnë ata dhe jo xhamia e madhe, nuk do të mund të presë të gjithë atë valë të madhe besimtarësh që i drejtohen sheshit kryesor në këtë ditë të shënuar për fenë myslimane.
Madje ka edhe nga ata skeptikë, brenda besimtarëve myslimanë, që mendojnë seprishja e lulishtes të Namazgjasë për të ndërtuar një xhami, e cila prapë nuk përmbush kërkesat e besimtarëve, është një veprim i pamenduar mirë nga komuniteti Mysliman.
Ata propozojnë që ky shesh të qëndrojë një faltore e hapur, ashtu siç ka edhe emrin Namazgja, dhe mundësia për ndërtimin e një xhamie të madhe dhe kompleksi të madh mysliman të shikohet në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës.
Por ata që guxojnë të flasin hapur janë shumë të paktë. Ahmed Kalaja, imami i xhamisë "Dine Hoxha" në Tiranë na thotë se xhamia e re nuk do të mund të zgjidhë problemin e faljeve në bulevardin kryesor, por ai shton se ai nuk mund të japë një mendim nëse është më mirë që Namazgjaja të rrijë një shesh I hapur faljeje, apo mbi të ndërtohet një xhami. "Unë nuk mund ta them këtë gjë. Ky është një vendim i rëndësishëm që duhet konsultuar me të gjithë myslimanët, por ndërkohë komuniteti Mysliman ka angazhuar ekspertët e saj për të zgjidhur këtë çështje.
Unë nuk mund të them nëse kjo është mirë, apo nuk është mirë pasi nuk jam specialist. Sa i përket faljes në bulevard, ne do të vazhdojmë të falemi aty se nuk ka xhami që të marrë 60 mijë besimtarë që vijnë atë ditë për të bërë faljen e madhe", - na shpjegon imam Ahmed Kalaja.
Thuajse të njëjtin mendim ka edhe sekretari organizativ i Forumit Mysliman Shqiptar. Roald Hysa na shpjegon se çështja që Namazgjaja mos të prishet për të ndërtuar një xhami, por të ruajë funksionin e saj të parë të saj, pra një shesh faljeje për besimtarët myslimanë, është një ide e hedhur shumë herët.
"Megjithatë unë nuk mund të them cuila është më mirë, një xhami e re apo që Namazgjaja të rrijë ashtu siç ka qenë. Ky është nj vendim i rëndësishëm.
"Por gjithashtu mund të them se xhamia që do të ndërtohet aty, nuk do të mund të ketë aq shumë sipërfaqe,sa që të mund të mbledhë të gjithë besimtarët që ditën e bajramit dalin në sheshin kryesor të Tiranës për t'u falur", - na thotë më tej ai.
Komuniteti Mysliman Mësohet se lulishtja e Namazgjasë, që ndodhet te parlamenti, nuk është e mjaftueshme për të ndërtuar xhaminë e madhe të Tiranës. Për këtë arsye, komuniteti Mysliman ka hyrë në negociata me pronarët e tokës nga ana e shtëpisë së Ushtrisë, për të blerë një pjesë të truallit, por duket se çmimi ka qenë tepër i lartë. Megjithëse për këtë pikë nuk është gjendur ende një zgjidhje, komuniteti mysliman e ka zgjidhur çështjen se kush do e ndërtojë xhaminë e re të Tiranës.
Në komisionin e posaçëm të ngritur në bashkinë e Tiranës, ata kanë shpjeguar se projekti I xhamisë së re duhet të përshtatet me truallin e ri ku do të ndërtohet, si dhe të reflektojë trashëgiminë kulturore shqiptare në dizajnin e saj. Komuniteti Mysliman ka shpallur fitues kryearkitektin Muharrem Hilmi Shenalp, me një veprimtari 28-vjeçare, i cili ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e Namazgjasë. Myslimanët kanë deklaruar se ai ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio, që në 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj, në Berlin, dhe në Këln.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com