Presidenti Bujar Nishani ka bërë realitet ëndërrën e trajnerit të Ekipit Kombëtar të futbollit, Xhani De Biazi. Ndërsa ka zhvilluar një takim me lojtaret e Kombëtares, një ditë para ndeshjes me Armeninë, kreu i shtetit shqiptar i ka dorëzuar dhe nënshtetësinë shqiptare trajnerit italian.
De Biazi është i vetmi nga trajnerët e huaj të Kombëtares shqiptare të futbollit që kishte shprehur dëshirën për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Kohë më parë ai ka deklaruar se do të kishte dëshirë të paisej me pasaportë shqiptare pas kontratës 3vjeçare të lidhur me Ekipin Kombëtar. “Ah…, e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtetësinë shqiptare. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare: Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”,ka thënë De Biazi tre muaj më parë në faqen zytare në internet të “Tifozëve Kuq e Zi”.

De Biazi ka marrë drejtimin e Shqipërisë në dhjetorin e vitit 2011 dhe gjatë kohës së kaluar në vendin tonë ka arritur të përvetësojë gjuhën shqipe, edhe pse nuk e flet rrjedhshëm. Megjithatë, gjatë konferencave për shtyp, ai e ka bërë të zakonshme që t’u përgjigjet pa pasur nevojë për përkthim pyetjeve në shqip, shpesh edhe me fraza në gjuhën shqipe. Të hënën, në konferencën e tij të fundit për shtyp, ai bëri të ditur se po përvetësonte edhe “Himnin e Flamurit”, të cilin e kishte dëgjuar shpesh gjatë kohëve të fundit në “YouTube”, ndërsa premtoi se pasi të merrte shtetësinë shqiptare, do të provonte edhe ta këndonte.

Zgjedhja e De Biazit për t’u bërë shqiptar ndikon edhe në “xhepin” e trajnerit të përfaqësueses, pasi ai tashmë do të taksohet si shtetas i vendit tonë dhe jo si italian për të ardhurat që përfiton në drejtimin e kombëtares.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO