Kështu, në pallatin e kulturës "Dardania" të qytetit të Bajram Currit u organizua ditën e djeshme në mesditë ceremonia e dhënies së titullit "Qytetar nderi" i komunës së Tropojës së Vjetër, shtetasit Zeqir Berisha (pas vdekjes), xhaxhai i kryeministrit Sali Berisha.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë banorë të shumtë nga rrethi i Tropojës, nga Kosova, drejtues të pushtetit vendor, deputetë të parlamentit shqiptar dhe kosovar, pjesëtarë të familjes dhe të afërm të familjes Berisha, etj.
Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i UÇK-së, që u strehua në banesën e Berishajve gjatë luftës për lirinë e Kosovës dhe Liri Berisha, bashkëshortja e Kryeministrit Sali Berisha.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 25 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)