Xhelal Mziu: Kolektorit të Kamzës
do i vë emrin e kryeministrit Rama
Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur. I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ka zbardhur dritë mbi këtë histori.
Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur. I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, kryetari i Bashkisë Kamëz zoti Xhelal Mziu, ka zbardhur dritë mbi këtë histori.
Kryebashkiaku u shpreh në Kolaudim se qyteti i Kamzës deri në vitin 2009 ka qenë një qytet pa adresa. Që pas këtij viti sipas kryebashkiakut qyteti i Kamzës ka qenë qyteti i parë në Shqipëri që e ka bërë sistemin e adresave në mënyrë elektronike me emra rrugësh dhe me kodifikim.
“Në këto 500 apo 600 emra rrugësh që kemi përdorur, kemi nxjerrë një lajmërim që duam të vendosim emrat e rrugëve, pra i morëm mendimin qytetarëve. Të gjithë ata që kishin lidhje, si për shembull kryepleqtë e fshatit apo punonjësit e Bashkisë filluan të më sillnin emrat e gjyshërve apo të të parëve të fshatit. Në këto kushte unë gjeta një zgjidhje tjetër”, u shpreh zoti Mziu.
Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, emrin e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj.
Ndërsa për rrugën me emrin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë duhet të ndihen të privilegjuar, sepse sipas Mziut presidenti Trump është një person që do i japë një tjetër impuls jo vetëm Amerikës, por edhe gjithë botës.
Përveç të gjithave kryebashkiaku i Kamzës e konsideron edhe si pjesë marketingu në të mirë të qytetit emërtimin e këtyre rrugëve. Ai u shpreh se në një komunikim zyrtare me Sarkozy-n, ai ishte shprehur se ndihej shumë mirë. “Do të jem avokati i shtetit tuaj”, ishte shprehur Sarkozy sipas kryebashkiakut të qytetit të Kamzës.
Mesa duket së shpejti do kemi edhe një emër të ri, ai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i cili na tregoi për premtimin që i kishte bërë Rama gjatë vizitës që kishte bërë para disa ditësh. “Madje më bëri edhe një premtim që do t’i bëjë të dy kolektorët po tu vendos emrin e Ramës”, u shpreh kryebashkiaku i Kamzës. Intv
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
31.8%
-
Njësoj
17%
-
Më keq
51.2%
Vota total: 6596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58
-
Spahiu: Pakti PS-PD për 'listat e mbyllura', qëllimisht në sezon pushimesh, që të harrohet
2 Gusht, 19:51
-
Spahiu: Njerëz të verbuar bardhezi / Socialistët foto me plazhe plot, Berishjanët nxjerrin çadra bosh
2 Gusht, 19:46
-
Spahiu: Zjarret në plazhe / Ata që kishin sloganin 'Tokë e Xanun', sot e duan Shqipërinë, 'Tokë e djegun'
2 Gusht, 19:39
-
Ministri i ri nis “furtunë” te Financat, drejtori i politikës fiskale Nikolla Lera largohet nga detyra
2 Gusht, 19:15
-
Incidenti me Osmanin, reagon serish Presidenca: Propagandë kundër Kosovës
2 Gusht, 18:57
-
Dritan Hila: Vangjel Tavo, greku ynë
2 Gusht, 18:52
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen një tjetër rekord në korrik 2024
2 Gusht, 18:43
-
Banorët e Krujës e Fushë-Krujës sërish në protestë! Bllokojnë aksin Thumanë-Kashar! Përplasen me forcat e policisë
2 Gusht, 18:36
-
Ardit Rada: Po tani, kush është bajga?
2 Gusht, 18:30
-
Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë
2 Gusht, 18:18
-
Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti
2 Gusht, 17:54