TIRANE- Sipas kallëzimit veprimet e paligjshme të Xhelal Mziu, kanë krijuar një situatë falimentuese për kompaninë. Kjo për faktin se që në momentin e parë firma kishte marrë masa për të ndërtuar shpejt e me cilësi rrugën objekt tenderimi duke hartuar kontrata me subjekte të tjera, duke blerë materiale ndërtimi e makineri të posaqme. Prej refuzimit në kundërshtim me ligjin dhe shmangies korruptive që Xhelal Mziu i bën lidhjes së kontratës, mbeten pa u paguar më shumë se 50 punonjës të kontraktuar enkas për kontratën në fjal.
Për më tepër, me veprimin e tij Xhelal Mziu ka cënuar rëndë jo vetëm interesat ekonomikë të subjektit por edhe interesat kombetare, pasi subjekti “Gjoka Konstruksion” sha është duke ndërtuar disa segmente të tjera rrugore dhe me rëndësi kombëtare, të cilat për shkak të veprimit abuziv tendencioz dhe korruptiv të Xhelal Mziut bllokohen. Përfundimisht, të bindur se subjekti „Gjoka konstruksion“ sha dhe vetë shteti kanë pësuar një dëm të madh ekonomik prej veprimeve arbitrare të shtetasit Xhelal Mziu, në mbështetje të Nenit 283 të K.Pr.Penale i drejtohemi organit të akuzës dukë i kërkuar: ndjekje penale për Xhelal Mziu aktualisht Kryetar i Bashkisë Kamëz për veprat penale të: “Shpërdorimit të detyrës”, “Kryerjen e veprimeve arbitrare“, “ Shkelje e barazisë së shtetasve“, “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike“.
Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com