TIRANE- Ka zgjatur vetëm 24 ditë qëndrimi në qelitë e burgut 302 i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Lirimi i tij nga gjykata e Apelit, është pritur me duartrokitje dhe brohoritje të rreth 100 militantëve të Mziut, që kishin mbëritur nga Kamza në dyert e gjykatës së Apelit. Treshja gjykuese Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallën me dyer të mbyllura masën më të lehtë, atë të “Detyrimit me paraqitje” një ditë të javës përpara oficerit të policisë gjyqësore, për Xhelal Mziun, i cili është nën hetim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”. Në sallën e gjyqit prokurori i çështjes kërkoi lënin në burg të kryebashkiakut, por gjykata u bind nga argumenti i avokatit Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se Mziu nuk kishte asnjë rrezik për tu larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë përfaqësuesi i prokurorisë, ka kundërshtuar duke shtuar se Xhelal Mziu është në hetim dhe se, lirimi i tij mund të sjellë prishjen e hetimit, pasi pjesa më e madhe e dokumentacionit të zhvillimit të ankandit për rrugën “Valias-Laknas”, është përpiluar nga zyrtarët e bashkisë Kamëz. Sipas prokurorisë duke qënë në cilësinë e kryebashkiakut Mziu, mund të prishë apo zhdukë provat.Pas këtij debati juridik, gjykata ka dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë shkaqet dhe rrethanat që Mziu të qëndrojë në burg. Gjykata ka argumentuar vendimin me faktin se nuk ekzistojnë rrethana rënduese për largimin e Mziut apo ndryshimin e provave. Pas lirimit Mziu ka pohuar “Komentet ti bëjë drejtësia”
Nga qelia në festë
Kur ende nuk kishte dalë nga qelia e burgut 302 kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, njoftonte të gjithë militantët e tij si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, se do organizonte takim festiv në ambjentet e Pallatit të Kulturës në Kamëz. Takimi festiv ka marrë shkak menjëherë pas vendimit të gjykatës së Apelit, duke e cilësuar këtë vendim si fitore ndaj betejës politike të Xhelal Mziut. Ndërkohë lirimi i Mziut është pasqyryar dhe në dy njoftime të një pas njëshme, që u publikuan në faqen zyrtare të bashkisë së Kamzës.
Simpatizantët
Mbi 100 persona punonjës të bashkisë Kamëz dhe militantë të kryebashkiakut Xhelal Mziu, kanë ndjekur nga jashtë mureve të gjykatës së Apeli Tiranë, seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Mziut. Pjesa më e madhe e tyre kanë filluar të brohorasin në momentin kur Mziu ka hyrë dhe ka dalë në ambjentet e gjykatës, duke hedhur thirje dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiaku i ka përshëndetur me dy gishtat lart, ndërkohë që disa prej simpatizantëve i janë afruar furgonit të policisë, duke ngritur gishtat lart së bashku me Mziun. E njëjta skenë ka ndodhur dhe në hyrjen e burgut 302, ku rreth orës 13:00, Mziu ka kapërcyer derën e hekurt të këtij institucioni.
Reagimi i prokurorisë
Pas vendimit të gjykatës së Apelit që linte të lirë Xhelal Mziun, gazeta “Shqiptarja.com” ka kontaktuar me anëtarë të grupit hetimor, të cilët janë shprehur se vendimi i gjykatës nuk ndryshonte asgjë. Burimet thanë se çështja ndaj Mziut dhe juristit të bashkisë Atlis Hoti, që momentalisht është në kërkim, do vijojë të hetohet, ku në verifikim janë dhe disa raste të tjera. Mziu u kallëzua nga kompanitë “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia”, për akuzat e “Shpërdorim detyre”, Pabarazi në tendera publikë dhe “Vendosje të taksave dhe gjobave të padrejta”.
20 dhjetor 2013
Pikërisht në këtë datë strukturat e policisë së Tiranës arrestuan rreth orës 18:15 afër presidencës. Mziu u ndalua në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykata e Tiranës.
24 ditë në qeli
Xhelal Mziu ka qëndruar 24 ditë në burgun 302 në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ai ka ndarë qelinë me katër persona të tjerë, të arrestuar për vepra të tjera penale. Ndërkohë bashkia drejtohej nga zv/kryetari.
Juristi në kërkim
Atlis Hoti juristi i bashkisë Kamëz vazhdon ti fshihet drejtësisë duke qëndruar ende në kërkim. Hoti akuzohet nga njësia hetimore Task-Forcë, si bashkëpuntor me Mziun, pasi ka refuzuar të firmosë kontratën me “Gjoka Konstruksion”.

Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com