Xhelozia do ju shkaktojë probleme në çift, beqarët s'do mjaftohen me flirte...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Xhelozia do ju shkaktojë probleme në çift, beqarët s'do mjaftohen me flirte...zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Venusi do ju mbështesë sot për çështjet e zemrës dhe gjerat kane për t'iu ecur akoma dhe me mire nga me pare. Nëse keni pasur debate te zjarrta do arrini te vini pikat mbi "i" dhe do i zgjidhni ato menjëherë. Beqaret do i bëjnë te gjitha përpjekjet për te shijuar me ne fund dashurinë dhe kane për t'ia dale mbanë. Me shpenzimet tregohuni me te përgjegjshëm.

DEMI 21. prill - 21. maj

Xhelozia do rikthehet sot dhe do ju shkaktoje probleme te mëdha me partnerin. Nuk do logjikoni aspak dhe do bëni gabime te njëpasnjëshme. Ju beqaret do keni raste plot për te realizuar takime, por nuk do përfitoni plotësisht për shkak te kohës se pamjaftueshme. Për sektorin e financave duhet te përkujdeseni edhe me shume sot sepse po filluan problemet do ndiheni edhe me keq.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dite e mbushur me momente te ngrohta do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire me njeri-tjetrin, do dashuroheni pa dorashka dhe nuk do keni aspak probleme. Ju beqaret do mjaftoheni edhe me flirte apo me aventura kalimtare sot. Sektori i financave nuk do ju sjelle probleme serioze megjithatë duhet te merrni te gjitha masat qe gjerat te ecin si duhet edhe me vone.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Planetët premtojnë një dite te mbushur me harmoni dhe sensualitet për juve qe jeni ne një lidhje. Gjate gjithë kohës do ndiheni mire me atë qe keni ne krah dhe tërësisht te plotësuar. Ju beqaret do e kërkoni pafundësisht shpirtin tuaj binjak dhe deri ne fund te ditës edhe mund ta gjeni. Ne planin financiar mire është te mos rrezikoni shume duke shpenzuar pafund.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dite shume e rëndësishme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur me partnerin dhe me ne fund do bini ne një mendje për një teme delikate. Ju beqareve do ju mungoje komunikimi dhe nuk do ja dilni dot ta afroni atë qe pëlqeni. Financat do jene goxha delikate dhe ata qe janë debitorë do përballen me probleme edhe me te mëdha.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Toleranca do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot dhe do arrini te zgjidhni edhe disa çështje te rëndësishme te mbetura pezull. Pasditja dhe mbrëmja do jene me te qeta. Beqaret do i dashuroje fshehtas dikush qe as nuk ua ka marre mendja ndonjëherë. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë nëse nuk doni te keni probleme apo vështirësi.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Nëse i kërkoni partnerit gjëra të pamundura sot keni për ta mërzitur atë dhe do nxitni debatet e forta. Rikthehuni sa me parë me këmbë në tokë në mënyrë që as ju të mos vuani. Beqaret do ndihmohen nga Hëna dhe kane për te njohur persona me te vërtetë shume interesante. Ne planin financiar fati ka për te qene gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja do jete e kënaqshme.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete paksa e turbullt sot. Mund të keni edhe debate me partnerin, por gjithsesi nuk duhet t'i dramatizoni gjërat. Ju beqaret do jeni shumë te ftohtë dhe nuk do pranoni te afroheni as me disa persona që i njohin qe ne vegjëli. Ne planin financiar planetët premtojnë fat me shumice. Nuk do e keni te vështirë as te kryeni disa shpenzime për qejfin tuaj.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Pavarësisht disa reve ne qiellin e dashurisë, sot gjerat do fillojnë te normalizohen. Mes jush dhe atij qe keni ne krah do rivendoset komunikimi si me pare dhe do mundoheni te harroni te shkuarën e hidhur. Beqaret duhet t'i shprehin me shume ndjenjat sepse po priten gjate do i humbasin ata qe pëlqejnë. Buxhetin do arrini ta menaxhoni mjaft mire dhe nuk do keni probleme.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Dita e sotme nuk do jete e mire për te dashuruarit. Plutoni do jete pozicionuar keq dhe do ju nxite te debatoni here pas here. Nuk do toleroni dhe nuk do i pranoni gabimet tuaja për asgjë lloj arsyeje. Beqaret me ne fund do realizojnë takime mjaft interesante, por do preferojnë te presin para se te hedhin hapa. Buxhetin do jete goxha i stabilizuar dhe aspak problematik.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Sot mund të përballeni me goxha probleme ju të dashuruarit dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Beqarët që ndiejnë prej kohësh për dikë duhet t'i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Do jeni shumë posesivë sot ju të dashuruarit dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Beqarët do jenë gati të hedhin çdo lloj hapi me ata që do takojnë sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës