Një shtetas serb ka vrarë pak pas mesnatës 5 persona ndërsa ka plagosur 20 të tjerë në një lokal në një fshat të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mëngjesit, kur shtetasi me iniciale Z.S ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar me armë drejt bashkëshortes së tij, cila ndodhej në shoqërinë e disa miqve të saj.

Më pas ai ka vijuar të qëllojë edhe mbi personat e tjerë, klientë në lokal.

Sipas policisë serbe, ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku 7 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Policia po vijon punë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)