Xheni,vajza me sindromën Dawn që punon si asistente zyre

Xheni,vajza me sindromën Dawn që punon si asistente zyre

 

21 marsi trokiti përsëri, ndërsa ne trokitëm në derën e Fondacionit Down Syndrome Albania ku na priste themeluesja Emanuela Pepkola Zaimi dhe Xheni Sala.

21 marsi është dita boterore e personave me sindromën Down, ndaj për këtë ditë edhe fondacioni Down syndrome Albania ka rezervuar disa aktivitete shumë interesante si çorapet shumëngjyrëshe të 21 marsit apo ekspozita “21 Ekuinokse pranverore”. Në këtë ekspozitë 21 vajza me syndromën down kanë pozuar për blicin e aparatit të Soela Zanit dhe kanë vendosur kurorat me lule të ideuara nga Markel Capo. Pranvera nuk kishte si të vinte më bukur se sa me shkëlqimin e këtyre fëmijëve. Një prej vajzave modele është edhe Xheni Sala e cila përveçse ka pasion foto-modelingun edhe punon si asistente zyre pranë Fondacionit Down Syndrome Albania. Së bashku me Emanuelën ajo na dha një intervistë shumë të këndshme dhe na tregoi aktivitetet që kryen gjatë ditës dhe gjërat që i pëlqen më shumë të bëjë.

Disa kohë më parë Emanuela ka realizuar edhe një video në të cilën është protagoniste e një spoti sensibilizues të titulluar “ Unë dhe ti jemi njësoj”

Emanuela, themeluesja e fondacionit na tregoi mënyrën se si Xheni është punësuar pranë qendrës dhe se sa mirë ajo ndihet atje.

 

“Në një farë mënyre kemi bërë histori sepse Xheni që është sot këtu është e punësuar pranë fondacionit Down Syndrome Albania si ndihmëse asistente zyre. Në dyqanin tonë të luleve kemi punësuar Arion, një djalë tjetër me sindromën down i cili është si punonjes ndihmës shitës në dyqan. Punësimi i të 2-ve është bërë i mundur falë një bashkëpunimi që fondacioni jonë ka pasur me një fondacion tjeter.”

 

Xheni Sala me buzëqeshjen që e karakterizon na tregoi se i pëlqente shumë të vishej bukur. Ajo tha se shkonte shumë mirë me kushërirat e saj dhe se i pëlqente shumë të dilte. Ushqimi i saj i preferuaj janë sufllaqet pasi kanë mish dhe patate. Xheni ndihmon shumë në punët e shtëpisë dhe i pëlqen të gatuajë.


e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK