Xherdan Shaqiri: Kosova duhet të rregullojë stadiumin, turp ta shikojë bota me atë fushë

Xherdan Shaqiri: Kosova duhet të rregullojë stadiumin, turp ta shikojë bota me atë fushë

Xherdan Shaqiri

Zvicra siguroi mbrëmjen e së shtunës kualifikimin për në Euro 2024, pas barazimit 1-1 me Kosovën. Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri tha se kualifikimi ishte i vështirë dhe se nuk ishte ndeshja e tij më e mirë por shtoi se me rëndësi është që u kualifikuan në Europian.

“Kam dashur të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që isha në gjendje të luaj nga fillimi. Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Fusha nuk ishte më e mira po ashtu. Asnjëherë nuk është e lehtë të kualifikohesh në ngjarjet e mëdha”, ka thënë fillimisht Shaqiri, ndërsa u pyet edhe për mundësitë e Kosovës që në një të ardhme të kualifikohet në Europian ose Botëror.

Ai tha se kualifikimi do ndodhë kur fillimisht të ketë një mjedis të mrië mes lojtarëve dhe të ketë një stadium dinjitoz, duke theksuar se gjendja e fushës së futbollit në Kosovë është e turpshme.

“Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet të ketë ambient të mirë mes lojtarëve. Të rregullohet stadiumi, sepse është turp të shikojë bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, Kosova do të kualifikohet, sepse ka shumë futbollistë të talentuar”- përfundoi ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi