Xherdan Shaqiri: Mund të luaj për
Kosovën, uroj të pranohet në FIFA

Xherdan Shaqiri: Mund të luaj për<br />Kosovën, uroj të pranohet në FIFA
Ylli i kombëtares zvicerane me origjinë nga Kosova nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme mund të luajë për ngjyrat e atdheut të tij. “Unë ndihem shumë mirë në përfaqësuesen e Zvicrës, pasi kemi bërë gjëra të mëdha.

Në të ardhmen mund të luaj për Kosovën, por momentalisht një diskutim i tillë nuk ka vlerë, sepse ende nuk është marrë një vendim për ta njohur Kosovën në UEFA dhe FIFA” deklaroi Xherdan Shaqiri. Në vazhdim, kosovari ka treguar edhe rrugëtimin e gjatë në karrierën e tij. “ Kur isha i vogël isha shumë i prapë. Gjatë udhëtimeve me avion gjithmonë ngacmoja pasagjerët që ishin të ulur përpara.

Ndonjëherë një shaka të tillë e bëj edhe tani me shokët e skuadrës. Historia ime është vërtet një përrallë. Kam arritur suksese në cdo skuadër ku kam luajtur dhe me të njëjtën dëshirë kam ardhur tek Interi. Aktualisht, kosovari nga Gjilani po kalon një moment të mirë te Interi pas kalimit nga Bayerni.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni