Sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj duket se u ka dhënë fund dilemave dhe spekulimeve të ditëve të fundit përsa i përket të ardhmes së tij, pasi përmes një statusi ka sqaruar gjithçka, të paktën zyrtarisht për momentin duke mohuar largimin nga ‘demat e kuq’ deri në përfundim të edicionit. “Nuk janë të vërteta lajmet për largimin tim nga Partizani, nuk ka asgjë konkrete”shprehet sulmuesi shkodran. Sukaj në fazën e parë të kampionatit ka qenë vendimtar për ekipin e kuq me golat e shënuar duke e ngjitur në krye të klasifikimit, por në fazën e dytë humbi nga shkëlqimi duke mos realizuar në atë nivel që pritej.
Tensioni për mos aktivizimin dhe formën jo të mirë që kaloi në fazën e dytë e shfaqi edhe në ndeshjen në Korçë, ku vetëm pas 20 sekondash në fushë doli me karton të kuq duke sjellë edhe pezullimin nga Komisioni i Disiplinës për shkak të goditjes së kundërshtarit me grusht. Gjesti i habiti të gjithë në kampin e kuq, por momenti jo i mirë që sulmuesi po kalonte dhe mllefi duket se e justifikuan, por nuk e shpëtojnë nga pezullimi. Megjithatë nëse drejtuesit e kuq do të vendosin pas 3 ndeshjeve mund të paguajnë gjobën për 2 ndeshjet e fundit dhe lojtari të jetë në gatishmëri të trajnerit Starova më shpejt. 28-vjeçari i lindur në Shkodër e ka nisur karrierën në radhët e Vllaznisë, ndërsa për tre sezone është aktivizuar në radhët e Sepahanit në Iran.
Gjatë verës së këtij viti Sukaj u bashkua me Partizanin ku është aktivizuar në 16 takime dhe ka shënuar 9 gola. Kujtojmë që fazën e tretë Partizani e nis me një transfertë shumë të vështirë si ajo e Laçit. Drejtuesit e Partizanit janë zhvendosur totalisht në sulm në merkato për të realizuar afrime sa më cilësore për të përballuar me sukses edhe dy fazat e mbetura për të risjellë trofeun e kampionatit në kryeqytet pas 5 viteve në Korçë.
Por konkurrenca do të jetë shumë e fortë, pasi Skënderbeu po tregon se është më i etur se kurrë për titullin e gjashtë dhe se do të jetë në garë deri në fund. Përpos Partizanit dhe Skënderbeut vështirë që Kukësi, Teuta apo edhe Tirana të rivalizojnë për titull. Ndërsa përsa u përket ekipeve të tjera në merkato, Kukësi sipas të gjitha gjasave do të largojë brazilianët, ndërsa Duron e pret përpara një revolucion.
Tirana ka afruar sulmuesin Mario Morina nga Flamurtari, por po tentojnë edhe një sulmues tjetër.

LAJMET MË TË VLERËSUARA