Xhihadistët, shoku i Muhaxherit
publikon një tjetër prerje koke

Xhihadistët, shoku i Muhaxherit<br />publikon një tjetër prerje koke
Në një kohë kur Kosova po dënon personat e implikuar në ekstremizëm islam, të cilët zgjedhin të luftojnë si terroristë në Siri dhe Irak, një tjetër foto shokuese me prerje kokash postohet së fundmi. Në fakt nuk është Lavdrim Muhaxheri, por një shoku i tij i ngushtë i cili ka postuar fotot e radhës, të shoqëruara me fjalët Takbeer (Tekbir), që do të thotë “Lavdi Zotit”.

Sipas mediave kosovare, ai nuk është vetëm miku i tij më i ngushtë, por edhe një bashkëluftëtar i Muhaxherit në Siri. Pamjet ishin postuar dje nga Sahel Khan dhe sot para pak orësh u shpërndanë nga shqiptari në Siri, Saleel Al Saëarim.
 
kokapreme
(Në foto: Postimi i bërë nga miku i ngushtë i Muhaxherit)
 
Po vetë Saleel Al Saëarim, ka konfirmuar se është një mik i ngushtë i Muhaxherit përmes një postimi të radhës, ndërsa ditën e sotme konfirmoi se Muhaxheri ishte plagosur, por se nuk është në rrezik jete.

postimi i mikut te muhaxherit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje