Situata në Irak sa vjen e përkeqësohet. Pas pushtimit të qytetit më të madh në vend, Mosulit, forcat e Al-Kaedës kanë marrë nën kontroll edhe rajonin e Siniyah dhe Soulemane-Bek. 500 mijë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen pasi xhihadistët morën kontrollin e dy qyteteve.
 
Pas kësaj, kryeministri iraken Nuri al-Maliki, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai i bëri thirrje popullit iraken që të bashkohen me forcat e sigurisë që të marrin pjesë në mbrojtjen e vendit të tyre.
 
irak
Foto të tjera

Menjëherë pas këtyre veprimeve kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se Milicia e Shtetit Islamik të Irakut (ISIS) është kthyer në një kërcënim për të gjithë rajonin.

irak trazira

Ndërkohë analistët vendas e shikojnë përshpejtimin e krijimit të qeverisë së re si mënyrën e vetme për të frenuar dhunën në rritje. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit është shprehur se situata në Mosul ishte jashtëzakonisht serioze dhe se SHBA-të do të japin një përgjigje të fuqishme, të koordinuar për t’u përballur me këtë agresion.


iraka trazira

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)