Xhika: Fitorja ndaj Flamurtarit
dhuratë tifozëve për 70-vjetorin

Xhika: Fitorja ndaj Flamurtarit<br />dhuratë tifozëve për 70-vjetorin
Pas pezullimit të kapitenit, Alban Hoxha është momenti i portierit të dytë Dashamir Xhika për të treguar vlerat e tij në përballjen me Flamurtarin të shtunën në Tiranë. Në 70-vjetorin e themelimit të klubit Xhika u premton një dhuratë të bukur tifozëve të kuq në këtë përvjetor jubile.
 
“Ndaj Flamurtarit do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne pasi duam te vijojmë serine e rezultateve pozitive edhe në 2016.
 
E nisëm mjaft mirë me fitoren ndaj Laçit, dhe shpresojmë të bëjmë rezultat edhe këtë javë. Përballjet me Flamurtarin gjithmonë janë emocionuese për vetë historinë që këto dy skuadra gëzojnë në futbollin shqiptar, por ne shpresojmë të koleksionojmë fitoren e radhës.
 
Unë gjithmonë jam gati në shërbim të skuadrës, besoj se me paraqitjen time të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin në këtë ballafaqim të rëndësishëm, dhe të jem në lartësinë e kapitenit Hoxha.
 
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, lojtarët e rinj që kanë ardhur janë mjaft cilësorë gjë e cila ka rritur së tepërmi konkurrencën në skuadër .
 
Uroj të shijojmë fitoren ndaj Flamurtarit, për ti bërë edhe një dhuratë tifozëve tanë të mrekullueshëm në 70-të vjetorin e Klubit”tha ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim