Xhimi dhe Mateo Begeja rekord
në ngjitjen e Everestit

Xhimi dhe Mateo Begeja rekord <br />në ngjitjen e Everestit
TIRANE-U kthyen dje nga ekspedita e tyre dhe ngjitja në majën më të lartë të botës Everestit, dy nga pjesëtarët e grupit nga Shqipëria. Ata janë Xhim dhe Mateo Begeja, at e bir, të cilët arritën rekordin në ngjitjen e Everestit gjatë një ekspedite. Kjo nismë vjen pas një pune të gjatë dhe pas pushtimit të disa majave të larta dhe të rëndësishme në botën sportive të alpinizmit. Grupi i alpinistëve i drejtuar nga Ibrahim Haçkaj u prit nga Kryeministri Sali Berisha pas ngjitjes së tyre në Kilimanxharo. Gjatë këtij takimi ata i premtuan Kryeministrit ngjitjen në Everest për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke marrë mbështetjen e tij të plotë në këtë sipërmarrje sa të vështirë aq edhe madhështore. Maturanti në gjimnazin “Sami Frashëri”, Mateo kthehet pas ngjitjes së suksesshme në Everest në lartësinë 8844 metra. Bashkëmoshatarët e tij, nxënës të Shkollës Sami Frashëri dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe kryetari i FRPD, Gerti Bogdani, i rezervuan një pritje prej kampioni në Aeroportin e Nënë Tereza. Mateo, anëtar i FRPD-së, u kthye në Shqipëri me premtimin e mbajtur, duke e ngritur flamurin shqiptar në 100 vjetorin e Pavarësisë në majën më të lartë të botës. Pas mbërritjes në Tiranë, Mateo rrëfeu për mediat emocionet e tij kur valviti flamurin shqiptar në çatinë e botës: “Moment të veçantë do ta quaja valvitjen e flamurin shqiptar në majën e Everestit. Është nder, krenari që i shërbeva kombit shqiptar dhe sportit shqiptar për 100 vjetorin e Pavarësisë . U kthyem me këtë simbol at e bir duke realizuar edhe rekordin botëror”, u shpreh Mateo. Delegacioni shqiptar përbëhej nga 6 alpinistë, të cilët kthehen më datë 6 qershor në atdhe. Ata shënuan një nga rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në sportin e alpinizmit në Shqipëri.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja