Xhimi shqiptari që tregon rrugën
drejt Britanisë, 8 mijë paund për UK

Pas dramës që kaluan 18 shqiptarët në gomonen pranë La Mansh, të cilët ishin nisur për në Britaninë e Madhe, mediat e këtij vendi vazhdojnë të sjellin histori të reja. 24-vjeçari shqiptar që e quan veten Jimmy Korbi ka folur për Daily Mail dhe tregon se ai ishte shqiptari i fundit që i ishte bashkuar këtij kampi me qëllimin e vetëm që të mbërrinte në Britaninë e Madhe.
 
Ai ka treguar se ka qenë më përpara dhe ka punuar për dy vite në të zezë, në sektorin e ndërtimit. Por pasi është kapur nga policët e emigracionit , është deportuar. 
24-vjeçari dhe të tjerët janë gati të paguajnë nga 7-8 mijë paund për të kaluar në Britaninë e Madhe.

“Ne përpiqemi të qëndrojmë larg nga kampet kryesore në Calais për shkak se aty tërheq shumë vëmendje. Përpiqemi të jemi të zgjuar dhe të përdorin portet si Dieppe, të cilat kanë më pak siguri. Unë jam ende duke u përpjekur për të hipur në një kamion, sepse nuk kam para të mjaftueshme edhe për të paguar njerëzit që të më çojnë me anije. Por këtë herë kjo është shumë e vështirë për shkak se ka më shumë kamera të sigurisë, policë dhe kontrolle”, ka thënë 24-vjeçari Korbi.
 
Shqiptarët që jetojnë në kampin Dieppe pranojnë se ata janë emigrantë ekonomikë dhe kërkojnë të fitojnë më shumë para.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen