Ajola Xoxa e ka shfaqur pasionin e saj si regjisore në disa videoklipe shqiptare. Me reperin Noizy ka bashkëpunuar dy herë dhe së fundmi ka realizuar klipin “Parku i lojrave” në bashkëpunim me reperin italian Ghali. Për gjithçka është kujdesur Xoxa, madje deri në orën 3 të mëngjesit dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të rrjeteve sociale.
Foto e publikuar nga Ajola Xoxa
Ajola ka publikuar disa foto nga xhirimet në Instagram. “3 e mëngjesit… Korrik 2018, pas përfundimit të xhirimeve për ‘Parku i Lojërave’”,-ka shkruar ajo. Kujtojmë që bashkëshotja e kryebashkiakut Veliaj është në muajin e fudnit të pritjes së ëmbël por kjo gjë nuk e ka ndaluar të punojë.