Xhirime gomash dhe gara shpejtësie, 'Rrugorja' ndëshkon shoferët rebelë! Hiqen patenta dhe vendosen gjoba (VIDEO)

Policia Rrugore në Tiranë ka ndëshkuar më gjobë 8 drejtues mjetesh me nga 40,000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut.

Gjithashtu janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që variojnë nga 10,000 deri në 38,000 lekë të rinj secili.

Policia njofton se gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Javën e kaluar janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me masa administrative 5.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për mbajtje të fëmijëve në timon ose në vend të parë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë 30.000 lekë të rinj secili, për shkelje të semaforit, 11 drejtues mjetesh, ndërsa 145 drejtues janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë të rinj, për parkime në vija të bardha, tortuar e vende të tjera ku janë kthyer në pengesë pë lëvizjen e lirë të automjeteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë