KINË - Mund të duket si diçka e pa zakontë, si diçka e parë vetëm në filma, të tipit ‘Fast and Furious’, por këto foto të postuar në People's Daily, në Kinë tregojnë se një ngjarje e tillë ka ndodhur me të vërtetë. Një Lamborghini dhe një Ferrari janë përplasur me njëri - tjetrin në një tunel në Pekin në orët e vona të natës.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa copat e makinave janë gjetur të shpërndara gjithandejë.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe, pasi sipas tyre drejtuesit kanë qenë duke bërë gara me njëri-tjetrin. ‘Disa të rinjtë e pasur të kësaj zone u pëlqen të bëjnë gara në këtë tunel’, është shprehur njëri nga dëshmitarët.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com