Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur sot shqetësimin për situatën e mbeturinave dhe pastrimit në kryeqytet. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo denoncon gjendjen e koshave të mbeturinave dhe kërkon më shumë përgjegjësi për pastrimin e Tiranës.
"Tirana po mbytet nga plehrat. Koshat e mbeturinave janë kthyer në pika grumbullimi plehrash, me mbetje që derdhen në rrugë dhe qëndrojnë ditë të tëra pa u pastruar. Kjo nuk është “Tirana europiane” që na reklamon qeveria. Është një qytet që po mbytet nga papastërtia, era e rëndë dhe mungesa e higjienës. Qytetarët paguajnë taksa për pastrimin e qytetit. Atyre u takon një Tiranë e pastër, jo një qytet i mbuluar me plehra! Mjaft me propagandën. Tirana ka nevojë për pastrim, kontroll dhe përgjegjësi, jo për fasada dhe foto" shkroi ajo sot në rrjete sociale









Komente
Komento