Zëvendës ministrja e Integrimit Evropian, Erisa Xhixho merr pjesë në koferencën e 28-të ndërkombëtare për promovimin e barazisë gjinore.

Ky aktivitet organizohet në Izrael ndërsa në fjalën e saj Xhixho theksoi se fuqizimi ekonomik i grave ka një rol kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Fuqizimi ekonomik i grave është kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. Gratë duhet të mbështeten me më shumë programe kombëtare dhe lokale për përfshirjen e tyre në tregun e punës. Gratë duhet të mbështeten për hapjen e bizneseve të reja me politika nxitëse”, u shpreh Xhixho.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin gra lidere nga Izraeli, Danimarka, Japonia, Rumania, Suedia, Meksika, Paraguaj, Lituania, Nepali, Maqedonia, Kazakistani, Gjeorgjia etj.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)