
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho mbrojti opozitën duke thënë se në seancën e kaluar nuk u ndërpre fjala e kryeministrit Edi Rama, por e Diellës, që e cilësoi si antikushtetuese. Ajo kërkoi që të hiqet fjala e Diellës nga procesverbali dhe kërkoi statusin e saj.
“Ishte seancë për t’u talluar me shqiptarët, ku kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment të fjalës së tij. Por u ndërpre një ministër antikushtetues dhe antiligjor si Diella. Zoti kryetar, nëse nuk e dini se çfarë kushtesh duhet të plotësojë një ministër, për informacionin tuaj. Të hiqet fjala e Diellës në procesverbl, që është antikushtetuese. Votoni bazën ligjore me të cilën foli në Kuvend. Po iu them shqip, çfarë statusi kishte Diella në parlament, kush është baza ligjore e saj dhe të hiqet nga procesverbali. Nëse doni të talleni me veten tuaj, nuk do t’iu lejojmë të talleni me shqiptarët. “, tha Xhixho.









