Atletët rusë do garojnë me himnin dhe flamurin kombëtar. Pika e kthesës vjen në xhudo, me vendimin e Federatës Botërore (IJF) për të hequr ndalimin ndaj sportistëve rusë të vendosur nga IOC (Komiteti Olimpik) dhe të gjitha organet ndërkombëtare sportive pas pushtimit të Ukrainës. Duke filluar nga e premtja, xhudistët rusë do të jenë në gjendje të garojnë plotësisht në Grand Slam-in e Abu Dhabit.
Deri më tani, himni dhe flamuri nuk lejoheshin
Deri më tani, shumica e federatave botërore të sporteve, përfshirë IOC-në në Lojërat Olimpike, u kanë lejuar atletëve rusë të marrin pjesë vetëm si neutralë, që do të thotë pa flamur apo himn dhe vetëm nëse nuk janë përfshirë as indirekt në pushtimin rus, përmes mbështetjes morale ose pjesëmarrjes në forcat ushtarake.
Putini kishte qenë president nderi
Në vitin 2022, Federata (ijf) ia hoqi Vladimir Putinit presidencën e nderit, të cilën e mbante që nga viti 2008. Tani, Bordi Ekzekutiv i IJF-së "ka votuar për t'u lejuar atletëve rusë të garojnë përsëri nën flamurin e tyre, me himnin dhe të gjitha simbolet e tyre. Vendimi është i vlefshëm që nga Grand Slam i Abu Dhabit".
Komente











