Xhufi-Nazarako pretendimet për
rehabilitim të diktatorit, të pabaza

Xhufi-Nazarako pretendimet për<br />rehabilitim të diktatorit, të pabaza
TIRANE- Debati politik që u përsërit edhe këtë 70-vjetor të Çlirimit, mes të djathtës dhe të majtës, ishte tema e diskutimit të emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”. Të ftuar në studio ishin historiani Pëllumb Xhufi dhe analisti Shpëtim Nazarko. Njëzëri ata thanë se argumentet e PD për ringjalljen e figurës së diktatorit Enver Hoxha nuk qëndrojnë, ndërsa kujtojnë se edhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha rehabilitoi figurën e mbretit Zog. Sipas tyre krahët politikë shfrytëzojnë ndjenjat e njerëzve për efekte elektorale.

Sipas analistit Shpëtim Nazarko në vendin tonë vazhdojnë përplasjet për Luftën e Dytë Botërore, pasi ende nuk është bërë një analizim i plotë i ngjarjeve dhe përcjellje e duhur e tyre.

“Ne nuk kemi pasur udhëheqës në krye por uzurpatorë, dhe ku është shkaku se pse ende vazhdon sherri për Luftën e Dytë Botërore”, u shpreh Nazarko.

2 te ftuarit ne 5 pyetje

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë