Xhufi refuzon Spahiun
Bojaxhi: Prioritet "Everest 2012"

Xhufi refuzon Spahiun<br />Bojaxhi: Prioritet "Everest 2012"
TIRANE- Deklarata e Kreshnik Spahiut se Pëllumb Xhufi, Gjergj Bojaxhi dhe Myslym Pashaj, do t'i sugjerohen Kuvendit si kandidatura të AK për President, ka shkaktuar debate brenda politikës shqiptare. Kanë qënë vetë Xhufi e Bojaxhi ata që kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me politikën dhe Aleancën Kuq e Zi.

Historiani Xhufi, i gjendur në një vizitë punë jashtë vendit ka mohuar faktin e përfshirjes në partinë e Spahiut. "S'di se çfarë thuhet aty, por unë me partitë i kam larë duart. Jam vetëm për të mbështetur e për të kundërshtuar ide, qofshin të z.Spahiu apo të gjithkujt", deklaroi Xhufi për gazetën "Shqiptarja.com", duke refuzuar në mënyrë galante përfshirjen e tij në partinë e re të Spahiut.

Ndërsa s'ka munguar të deklarohet dhe Bojaxhi, i cili teksa ka përgënjeshtruar citimin e emetuar nga një e përditshme se s'do lëvizë nga PD, si deklaratë që s'është marrë nga ai, ka thënë për gazetën tonë se "prioriteti kryesor në këto dy tre muaj dhe në vijim është ekspedita 'Everest 2012'. Tani për tani këtë kam prioritet", tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e një ndër ish-kandidatët potencialë të PD për drejtimin e degës së kësaj partie në kryeqytet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar