Xhuljo Vrenozi boksieri i talentuar
një hap larg titullit kampion bote

Xhuljo Vrenozi boksieri i talentuar<br />një hap larg titullit kampion bote<br>
Pas shumë fitoreve dhe sukseseve në boksin amator, që nga viti 2015 Xhuljo Vrenozi ka përfunduar karrierën e tij amatore duke filluar boksin profesionist në Itali.

Vrenozi ka arritur 10 fitore dhe ka pësuar vetëm dy humbje në kategorinë e GBC World. Boksieri fierak ka shkëlqyer në ring gjatë ndeshjes së fundit këtë të shtunë me ish-kampionin e botës Francesco Lezzi duke marrë pikët maksimale jashtë çdo parashikimi.

Fitorja e fundit i ka hapur rrugën të ndeshet në Gjermani për titullin kampion bote.

“Ndeshja mbaroj me pik Të pastra por unë isha dyfishi me i shpejt se kundërshtari dhe kjo gjë ma dha fitoren, kundërshtari rrinte shumë i zbuluar dhe pse ka një experiec e madhe dhe ka qen kampion i botës në IBF dy vjet më para.

Francesco Lezzi është një emër i njohur ne Itali dhe kjo fitore mua më ka dhenë shumë emër pozitiv dhe tifozët e Francesco Lezzit kanë reaguar me komplimente ndaj meje për ndeshjen që kemi bërë,”
tregoi Vrenozi për Shqiptarja.com.

“Stërvitem rreth 6 orë në ditë dhe tre muaj rresht jam stërvitur pas kësaj ndeshjes, eci shumë dhe me moton që kampionët duhet të gjejnë rrugën jo justifikimet, në mars të vitit 2018 jam i bindur se do fitoj titullin kampion bote GBC World për peshën 70 kg,” shpjegoi Vrenozi.

Ish-kampioni i botës ka pësuar një humbje të shëmtuar para boksierit shqiptar në Itali, madje para ndeshjes ai kishte provokuar se do përballej me një shqiptarë të vogël që do të hante qilimin por si përfundim e provoj vetë këtë gjë.

a
Xhuljo Vrenozi pas ndeshjes me Francesco Lezzi
qa
a
w

w
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal