25-vjeçari deklaroi para gjyqtarëve se nuk ka asgjë për të thënë dhe se do të flasë në seancën e konkluzioneve. Ndaj Xhuvanit nuk mungoi dhe vërejtja e gjyqtarëve për të hequr çamçakëzin teksa ndodhej në bankën e të akuzuarit.
Ndërsa munguan familjarët e Xhuvanit, i pranishëm në seancë ishte një prej familjarëve të dy djemve nga Berati, që mbeti i vrarë më 4 nëntor nga Xhuvani, në lokalin e natës Ante Grand në rrugën e Elbasanit.
Për prokurorinë vrasja e katërfishtë është e faktuar si e kryer nga Xhuvani, ndërsa shkak për akuzën ka qenë një grindje banale mes Xhuvanit dhe viktimës Edison Jaho. Po ashtu prokurori hodhi dritë dhe mbi premtimin e Xhuvanit, i cili teksa arrestohej nga polici i ka kërkuar ta lërë të lirë në këmbim të floririt që do t’i jepte.
Konstandin Xhuvani, djali i regjisorit Gjergj Xhuvani dhe ish-deputetes Luiza Xhuvani, është nën akuzë për vrasjen e katërfishtë, ku më 4 nëntor ekzekutoi shokun e tij Arbër Demiraj, shtetasin italian Giampaolo Azzola, Edison Jahon dhe Enea Xhaj.
(Foto: Konstandin Xhuvani në seancën e sotme gjyqësore) FOTO
Akuza: Vrasje ne rrethana të tjera cilësuese, Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)