TIRANE- Dhjetë ditë kohë i janë dashur prokurorisë së Tiranës, për të dalë në konkluzionin se djali i deputetes së PS Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani është direkt personi përgjegjës për vrasjen e katër personave në klubin e natës “Ante Grand”. Një oficer policie së bashku me prokurorin e çështjes dhe avokatin Ardian Leka, kanë qënë gjatë ditës së djeshme në burgun e Fushë-Krujës, ku i kanë komunikuar 26-vjeçarit Xhuvani akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të një ose dy personave”.
/Shqiptarja.com

Prokuroria: Xhuvani vrau 4 vetë në lokal nate, e ndihmoi shoku




