Gjatë orëve të para të mëngjesit është thyer xhami në derën e një farmacie në lagjen "Emin Matraxhiu" në Elbasan.

Deri tani nga verifikimet paraprake raportohet se nuk është vjedhur asgjë.

Nuk dihet nëse thyerja ka qenë e qëllimshme për të vjedhur apo për të përcjellë ndonjë mesazh.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e  plotë të saj.