Udhëheqësi kinez Xi Jinping u përball të hënën me demonstrata të paprecedenta pasi mijëra qytetarë protestuan në qytete anembanë Kinës gjatë fundjavës kundër strategjisë së tij zero-Covid, ku gjithashtu kanë kërkuar edhe largimin e tij nga qeveria së bashku me partinë Komuniste.
“Hiq dorë, Xi Jinping! Tërhiqu Parti Komuniste!” ishin disa prej thirrjeve të disa protestuesve të mbledhur në Shangai, një nga qytetet e shumta kryesore ku shpërthyen protestat pas një zjarri vdekjeprurës të enjten në një bllok apartamentesh në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang.
Zjarri dukej se veproi si një katalizator për ndezjen e zemërimit të publikut mbi masat strikte të Kinës për zero-Covid pasi u shfaqën video që tregonin se masat e bllokimit vonuan arritjen e zjarrfikësve për të shpëtuar jetën e personave të rrezikuar.
Nga Shangai në kryeqytetin Pekin, banorët u mblodhën për të kujtuar 10 personat e vrarë në zjarrin në kryeqytetin e Xinjiang, si dhe për të bërë thirrje për liri dhe demokraci. Në dhjetëra kampuse universitare, studentët demonstruan ose vendosën postera proteste. Në shumë pjesë të vendit, banorët në lagjet e mbyllura shkatërruan barrierat dhe dolën në rrugë.
Skena të tilla janë të përhapura zemërimi janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë, ku Partia Komuniste në pushtet godet në mënyrë të pamëshirshme të gjitha shprehjet e mospajtimit. Por tre vjet pas pandemisë, shumë njerëz janë shtyrë në prag durimit nga përdorimi i pandërprerë i bllokimeve, testeve dhe karantinave nga qeveria si dhe censurimi gjithnjë e më i fortë dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj lirive personale.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Dita e parë e mandatit të dytë të Trump/ Cenkollari: Nisi me goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm! Demiraj: Pas inaugurimit, Putin bisedoi me presidentin kinez për koordinim
21 Janar, 21:32
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Trump zbulon telefonatën me Xi Jingping para inaugurimit: Folëm për tregtinë, fentanilin dhe TikTok! Do bëjmë gjithçka të mundur për një botë paqësore
17 Janar, 16:05
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04