Yee-Jahjaga për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

/ATSH/.- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në SHBA takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Presidentja Jahjaga informoi Yee se ajo ka referuar Parimet e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, pas konsultimeve me partitë politike, për të kërkuar interpretim të përputhshmërisë së Parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Kosovës.
Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve me fokus në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën ndërmjetësimin e BE-së si kusht i përparimit drejt Bashkimit Evropian.
Yee dënoi përdorimin e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe ftoi palët që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e bllokadës përmes dialogut dhe mirëkuptimit.
Ai tha se pamjet në Kuvend dëmtojnë procesin e integrimit të Kosovës. Zëvendës Ndihmës Sekretari shprehi përkrahjen e tij për vendimin Presidentes për referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës dhe për t'i dhënë kredibilitet rezultateve të dialogut.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh