Yee në Prishtinë: SHBA do ta
ndihmojnë gjithmonë Kosovën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritën sot në një takim zvndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt B. Yee.
PRISHTINË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritën sot në një takim zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt B. Yee, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon.
Yee iu shpreh Jahjagës, se vlerëson arritjet e Kosovës dhe tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë atë në proceset nëpër të cilat po kalon, dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë në demokratizimin e vendit dhe të thellojë reformat e saj të brendshme. Ai tha se SHBA do që të shoh Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit pjesë të BE-së.
Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në në të gjitha fushat dhe theksoi rëndësinë e përkrahjes së SHBA-së për zhvillimet demokratike në Kosovë. Ajo tha se vazhdimi i pranisë së SHBA-së në Kosovë dhe në rajon është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit dhe për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
Kryeministri Thaçi në takimin e tij informoi Yee për progresin që ka arritur Kosova në rrafshin politik, me theks të veçantë për implementimin e Marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që u arrit në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kjo marrëveshje ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet fqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë, duke i kontribuar në mënyrë të veçantë paqes dhe stabilitetit në rajon – tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Yee edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të cilat u mbajtën për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në një frymë të lirë, demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Komisionit Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në përmbushjen e agjendës evropiane dhe euroatlantike – u shpreh kryeministri Thaçi.
Thaçi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin mbështetës dhe konstruktiv, që po i japin të gjitha proceseve demokratike në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të thellohen edhe më tutje.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24