Yemen, vritet lideri i Al Qaeda

Yemen, vritet lideri i Al Qaeda
Fahd Al Quso ishte në listën e të shumëkërkuarve të FBI që e konsideronte përgjegjës për atentatin në anijen Cole në vitin 2000 nga shpërthimi të ciles pati 17 viktima dhe për sulmin e dështuar mbi një avion në vitin 2009.
Pasditen e së djeles Al Quso, 37 anni, është ekzekutuar në Yemen. Me të kanë qënë edhe dy bashkëpuntorë të cilët mbetën gjithashtu të vrarë nga shpërthimi i provokuar në jug të Yemenit. Lajmi për eleminimin e terroristit Fahd Al Quso, për kapjen e të cilit amerikanët kishin vendosur tarifën e 5 milion lekëve është shpërndarë nga burime zyrtare të Yemenit.
Fahd Al Quso ishte akuzuar për planifikimin e disa atentateve terroriste. Ai ishte arrestuar për here të parë në vitin 2001 por dy vjet më pas ishte arritisur. Në vitin 2004 forcat policore të yemenit kishin arritur ta kapnin sërish por në 2001 ai arrin perseri lirinë. Sapo del nga burgu, rihyn në organizatën e AlQaed-as. Që prej kësaj periudhe amerikanët iu vunë pas të dindur se do ta kapnin në mos gjallë, të vdekur.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023