Kreu i grupit mercenar të ‘Wanger’, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se pothuajse të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas të Bakhmutit.

Mbrëmjen e djeshme, Prigozhin ka deklaruar se 99% e njësive të tij të grupit rus, janë tashmë jashtë rajonit të Bakhmutit.

“Të gjitha pozicionet u janë dorëzuar njësiteve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Gjithçka është sqaruar”, ka thënë Prigozhin.

Por shtoi më tej se forcat ruse do jenë të vendosura në rajonin lindor të Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Gati të nisim kundërsulmin! Prigozhin akuza Moskës: Donin të hidhnin në erë njerëzit e mi