Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, u shpreh gjatë konferencës për shtyp se kryeministri Edi Rama ishte vizitori i tij i parë që prej marrjes së detyrës në krye të qeverisë turke.
"Kjo është vizita e parë që ju bëni pasi unë kam marrë detyrën si kryeministër i Turqisë. Kjo vizitë e parë do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për mua", u shpreh Yildirim.
Nga ana e tij, kryeministri Rama u përgjigj me humor se shpresonte që t'i sillte fat qeverisë së Yildirim.
“Unë jam mysafiri i tij i parë, dhe unë i thash që mysafiri më i gjatë kam qenë edhe në vendet e tjera, por jo mysafiri i parë. Jemi miq të pandashëm të popullit turk”, deklaroi Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com