Yilmaz, ushtarët turq nuk
kanë shkelur territorin sirian

Ankaraja ka mohuar pretendimet e Sirisë se ushtarët turq kanë shkelur në territorin e saj. Deklarata është bërë nga Ministri i Mbrojtjes, Ismet Yilmaz, i cili tha se “ushtria turke nuk ka hyrë kurrë në Siri”.

Madje ai theksoi se “për momentin Turqia nuk ka për qëllim të dërgojë trupa tokësorë.”

Bombardimet turke kundër forcave kurde nisën përgjatë fundjavës dhe kanë si synim të pengojnë avancimin e tyre në rajonin verior të Alepos.

Ndërsa kryeministri, Ahmet Davutoglu, paralajmëroi një “reagim më të ashpër” nësë militantët kurdë i afrohen Azazit, qytet në veri të Sirisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut