Dashi 21. mars - 20. prill
Ne planin sentimental ju te dashuruarit nuk do ndihmoheni aspak nga yjet dhe mund t’iu ndodhin goxha probleme. Momentet e qetësisë do jene te pakta për te mos thënë qe do mungojnë. Beqaret duhet t’iu japin me tepër prioritet personave qe do takojnë sepse ndonjëri prej tyre mund te jete i duhuri. Buxheti kërkon një menaxhim me te mire qe gjendja te stabilizohet.
Demi 21. prill - 21. maj
Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te ece sa me mire mos i dëgjoni çfarë do ju thonë te tjerët, por bëni atë qe do ndieni. Nëse jeni ende beqare shfrytëzoni çdo lloj mundësie qe do iu jepet për te filluar një lidhje. Do ndeshni edhe persona me shume vlera. Ne planin financiar do përballeni edhe me vështirësi, por po morët masat e duhura gjendja do ndryshoje për mire.
Binjaket 22. maj - 21. qershor
Mjedisi yjor do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume e kënaqshme. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do zgjidhni edhe ato te vjetrat. Beqaret do kënaqen me personat qe do takojnë dhe do fillojnë te mendojnë për te ndryshuar statusin. Për menaxhimin dëgjojini këshillat e miqve dhe nuk do pendoheni.
Gaforrja 22. qershor - 22. korrik
Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për jetën tuaj ne çift. Për çdo gjë do gjeni mirëkuptimin dhe do mund te merrni vendime te rëndësishme. Beqare do ndihmohen mjaft nga Marsi dhe do kenë një jete shume me te bukur nga me pare. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mundohuni te kurseni pak qe te siguroni edhe te ardhmen.
Luani 23. Korrik - 22. gusht
Do jeni shume sharmante gjate kësaj dite dhe partneri do iu dashuroje me më shume pasion se me pare. Çdo moment i kaluar se bashku do jete fantastik. Beqaret nuk do mbështeten shume nga yjet kështu qe me mire le te presin edhe pak për ndryshime. Jupiteri do ju beje paksa me dorëlëshuar me paratë dhe gjendja financiare do kaloje disa peripeci.
Virgjeresha 23. gusht - 23. shtator
Për ju te dashuruarit e sotmja do jete një dite shume e paqëndrueshme. Here do debatoni me partnerin e here do dashuroheni me pasion. Beqaret me mire le te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sesa te fillojnë një lidhje me një person qe sapo është ndare nga dikush tjetër. Ne planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi kështu qe mundohuni te ulni sa te mundni shpenzimet.
Peshorja 24. shtator - 23. tetor
Nëse nuk do i shprehni dot ndjenjat aq sa do donit me mire flisni hapur me partnerin pasi ai do ju kuptoje dhe madje mund t'iu ndihmoje. Nëse nuk komunikoni me te mund te ketë edhe keqkuptime. Beqaret do jene te hapur dhe gati për te provuar çdo lloj emocioni te ri. Gjendja financiare do ketë goxha përmirësim kështu qe do ndiheni shume me mire nga me pare.
Akrepi 24. tetor - 22. nëntor
Lidhja juaj ne çift do jete paksa e trazuar sot, megjithatë mbrëmja ka për te qene shume me e qete. Duhet t'i pranoni edhe gabimet tuaja dhe asnjëherë nuk duhet t'ia hidhni fajin për çdo gjë atij qe keni ne krah. Beqaret do jene gati te bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxhetin duhet ta organizoni me më shume kujdes sepse po filluan problemet vështirë se mund te rimëkëmbeni lehtësisht.
Shigjetari 23. nëntor - 21. dhjetor
Do bëni te pamundurën për t'i shmangur sa me shume konfliktet ne çift gjate kësaj dite dhe do përgatisni here pas here surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret me ne fund do fillojnë një lidhje fiks ashtu si e kishin imagjinuar gjithmonë dhe do ndihen te plotësuar. Marsi do ju ndihmoje t'i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet financiare dhe do ndiheni shume here me te qete se me pare.
Bricjapi 22. dhjetor - 20. janar
Dite shume e trazuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te palogjikshëm te dyja palët dhe nuk do merreni vesh për asgjë me njeri-tjetrin. Beqaret do jene ne kërkim te dashurisë gjate gjithë ditës, por vetëm ne mbrëmje do iu jepen mundësi te mira. Ne planin financiar duhet patjetër te reflektoni gjate para se te kryeni shpenzime sepse çdo gabim i vogël mund t'iu kushtoje shtrenjte.
Ujor 21. janar - 19. shkurt
Ju qe jeni një lidhje keni për te pasur një dite problematike sot. Debatet me partnerin do jene te vazhdueshme dhe ndonjëherë për gjera pa rëndësi te madhe. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, ndërkohë qe për dashurinë e madhe duhet ende te presin gjate. Ne planin financiar do jeni gjithmonë te logjikshëm dhe nuk keni për te pasur aspak tronditje.
Peshqit 20. shkurt - 20. mars
Yjet do ju mbajnë ne pëllëmbe te dorës sot ju te dashuruarve dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Do ndani çdo emocion se bashku dhe kjo gjë do iu afroje akoma me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do jene ne gjendjen me te mire emocionale për te kërkuar dashurinë. Ne planin financiar duhet te jeni sa me te kujdesshëm sepse po filluan problemet nuk do ju vini dot me fre.