Dashi 21. mars - 20. prill
Mundohuni t'i përkushtoheni me tepër partnerit dhe te mos i dëgjoni gënjeshtrat e te tjerëve për te pasi vetëm ashtu do dashuroheni te qete. Beqaret do kenë një dite shume me veçante nga me pare dhe do realizojnë takimet me te bukura. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nen kontroll. Mos jepni as hua dhe mos kryeni as shpenzime te tepruara qe mund te sjellin tronditje te njëpasnjëshme.
Demi 21. prill - 21. maj
Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Tensioni i dikurshëm do venitet tërësisht dhe buzëqeshja do rikthehet ne fytyrën tuaj. Beqaret nuk duhet t'i mbyllin sytë dhe te pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet pasi mund te lëndohen pamase. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përkujdes e maturi kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.
Binjaket 22. maj - 21. qershor
Klima yjore do i favorizoje jashtëzakonisht ata qe janë ne një lidhje. Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer, emocionet do jene te forta dhe kënaqësitë te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kërkojnë me patjetër ta ndryshojnë statusin, por një person i shfaqur papritur do i entuziazmoje jashtëzakonisht aq sa nuk mund te ndalen. Financat do jene paksa delikate kështu qe bëni kujdes.
Gaforrja 22. qershor - 22. korrik
Ka shume mundësi qe ata qe kane pasur një lidhje, por qe kohet e fundit marrëdhënia ju është ftohur shume, te mendojnë t'i japin fund gjithçkaje ne mënyrë shume paqësore dhe ne dakordësi te plote. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi. Financat nuk kane për te qene aspak te mira, prandaj do bëni mire te shmangni shpenzimet e panevojshme.
Luani 23. korrik - 22. gusht
Nëse lidhja juaj ka qene shume e forte këto kohet e fundit edhe sot gjithçka do ece për mrekulli. Disa mund te vendosin edhe te hedhin hapa te rëndësishme qe do e ndryshojnë përgjithmonë për mire te ardhmen. Beqaret nuk do arrijnë dot ta shmangin krijimin e një lidhjeje sepse personat qe do ju dalin para do jene fantastike. Te ardhurat do shumëfishohen.
Virgjeresha 23. gusht - 23. shtator
Perspektivat ne planin sentimental te çifteve kane për te qene shume te mira sot. Do bëni gjithçka për te bere te lumtur tjetrin e si pasoje do merrni kënaqësi te forta edhe vete. Beqaret do arrijnë te realizojnë takimin e shumëpritur dhe zemra do ju buçasë nga gëzimi. Për menaxhimin e financave mire është te flisni me specialistet ne mënyrë qe mos keni probleme as me vone.
Peshorja 24. shtator - 23. tetor
Venusi do jete planeti qe do sjelle harmoni absolute ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe buzëqeshja do jete gjithë kohës vezullitese. Beqaret kane për te pasur një dite te ngarkuar me pune dhe angazhime kështu qe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Çështjet financiare do vazhdojnë te mbeten te mira dhe nuk do keni asnjë problem.
Akrepi 24. tetor - 22. nëntor
Mundohuni te mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse ne te kundërt keni për ta humbur atë. Nëse doni qe marrëdhënia mes jush te mbetet sa me e mire mendoni te bëni edhe ndonjë surprize. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do arrijnë t'ia shprehin ndjenjat atij qe do pëlqejnë. Sektori i te ardhurave ka për te qene i kënaqshëm, por jo aq i mire sa për te dhënë hua e për te shpenzuar me sy mbyllur.
Shigjetari 23. nëntor - 21. dhjetor
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do kenë goxha tronditje. Mos u alarmoni kot pa pasur arsye dhe mos thoni fjale te pamenduara qe do sjellin fundin e lidhjes tuaj. Beqaret do jene me fatlume po u treguan pak me te duruar. Gjendja e financave do konsolidohet edhe fale disa shpërblimeve goxha te mira qe do merrni nga puna.
Bricjapi 22. dhjetor - 20. janar
Te dashuruarit duhet te tregohen shume te kujdesshëm gjate kësaj dite sepse persona te trete do ndikojnë pamase dhe mund ta prishin ekuilibrin e tyre. Beqaret me mire te mos e hapin zemrën edhe sot sepse personat qe do ju vijnë vërdallë nuk do jene shume me perfektët për ta. Gjate kësaj dite financat do jene te mira dhe nuk do keni kurrfarë problemi. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Ujori 21. janar - 19. shkurt
Do e ruani shume te forte komunikimin ne çift gjate kësaj dite prandaj marrëdhënia mes te dyve do jete e shkëlqyer. Mosmarrëveshjet nuk do jene asnjë çast pjese e jetës tuaj. Beqaret do përzgjedhin shume dhe nuk do arrijnë as sot te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar, edhe sikur gjendja te jete e mire, duhet patjetër te tregoni shume kujdes me shpenzimet.
Peshqit 20. shkurt - 20. mars
Yjet do e bekojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do i zgjidhni shpejt te gjitha konfliktet dhe do dashuroheni me më shume pasion se me pare. Beqaret do kenë njohje mjaft interesante, por njëherë për njëherë do preferojnë te krijojnë vetëm miqësi, jo te hedhin hapa me shume. Ne planin financiar duhet bere kujdes. Kontrollojeni veten sepse përndryshe do keni probleme te mëdha.