'Yjet e shuar' nga dita më vdekjeprurëse në Mianmar

Lot, lule dhe shumë dhimbje është parë në Mianmar ku mijëra qytetarë janë mbledhur  për t’u dhënë lamtumirën e fundit 114 personave të cilët humbën jetën e tyre në atë që konsiderohet dita më e përgjakshme në vend.

Yjet e rënë në përpjekje për të rikthyer lirinë në vend, janë heronjtë e heshtur, të thjeshtë por inspirues të vendit.

Mes tyre ishte edhe 40-vjeçari Aye Ko, babai i katër fëmijëve i cili jetonte në qytetin Mandalay, i cili u qëllua dhe u plagos kur ushtarët bastisën zonën. Ata më pas e tërhoqën zvarrë në një pirg gomash makinash të djegura, të cilat ishin vendosur nga protestuesit si një barrikadë.

Ndërkohë që në një zonë tjetër njerëzit po vajtonin për humbjen e 18-vjeçarit Aung Zin Phyo. Ai ishte portieri i Klubit Futsal Lin Latt dhe vullnetar për të ndihmuar në një qendër të kujdesit intensiv gjatë pandemisë. Ai u qëllua kur  ishte në vijën e parë të protestuesve nga forcat e sigurisë.

E ndërkohë që edhe fëmijët nuk janë kursyer nga makineria vrasëse e ushtrisë.

Njëmbëdhjetë vjeçarja Aye Myat Thu është njëra prej tyre, e cila u përcoll në banesën e fundit së bashku me lodrat, lulet dhe një vizatim të Hello Kitty.

E për 13-vjeçarin Sai Wai Yan loja u ndërpre në mes, së bashku me jetën e tij për të filluar udhëtimin drejt përjetësisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb