Yjet janë të favorshëm ndaj ndjenjave... horoskopi për ditën e sotme

Yjet janë të favorshëm ndaj ndjenjave... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Do të shpëtoni nga një barrë. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, do bëni plane të mëdha. Nëse jeni beqarë, tani është koha e duhur për të gjetur dashuri të re, yjet janë në anën tuaj. Shëndetin e keni mirë dhe do ndiheni shumë mirë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Pritet një ditë diskrete, dashuria mund të gjejë forcë vetëm nëse nuk mendoni më për të kaluarën. Në punë shumë shpejt do arrini të kapërceni disa paqartësi të vogla edhe nëse ka disa probleme që lidhen me paratë dhe disa vonesa në pagesa. Mundohuni të relaksoheni pak, jeni shumë në ankth.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Ditë shumë e favorshme për ju, nëse keni një problem me partnerin tuaj është më mirë të flisni. Është një ditë e frytshme, mos shtyni asgjë për ditën tjetër. Në punë duhet t’i shpejtoni pak gjërat, por nëse duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, mendoni mirë. Në mbrëmje do të jeni shumë të lodhur.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Yjet janë të favorshëm ndaj ndjenjave. Përfitoni nga kjo periudhë pozitive për të pohuar arsyet e zemrës suaj. Në vendin e punës, nëse doni të riktheheni në lojë do të ketë shumë mundësi për ju dhe mund të merrni edhe konfirmim. Në përgjithësi, kjo është një ditë rikuperimi.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Shmangni përplasjet në marrëdhënien tuaj në çift dhe tani nëse nuk ndjeni më interes për personin që keni pranë, vazhdoni pa e menduar shumë. Ju nuk jeni një person që ju pëlqen të debatoni, por këtë ditë dikush mund t'ju bëjë të humbni durimin. Në punë ju pret një ditë e qetë, dikush mund të jetë kundër jush vetëm për shkak të paragjykimeve. Do të keni një mbrëmje romantike.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Ka një problem në marrëdhënie, por ju këshillohet të mos nxirrni gjëra nga e kaluara, përndryshe një diskutim i vogël rrezikon të kthehet në një zhurmë. Në punë kufizohuni në kryerjen e detyrave, nuk jeni veçanërisht të vëmendshëm, jeni paksa të çuditshëm. Në fund të ditës do të jeni shumë të tensionuar, mundohuni të relaksoheni pak.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Nëse duhet të flisni për diçka të jashtëzakonshme me partnerin tuaj, bëjeni këtë të premte. Jeni shumë të shqetësuar sepse dëshironi të zgjidhni të gjitha problemet e së shkuarës. Në punë bëjini gjërat me qetësi dhe ju këshillohet t’i peshoni mirë fjalët. Për sa i përket shëndetit, kushtojini vëmendje ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Është pak e vështirë të rikuperosh intimitetin që ke humbur me partnerin gjatë javëve të fundit. Në këtë ditë ju këshilloj të jeni të kujdesshëm. Të vjen të ikësh dhe të shkosh larg, por as nuk e di ku. Më në fund këtë të premte faza e komplikuar në punë do të përfundojë dhe diçka do të fillojë të lëvizë. Shëndetin do e keni mirë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Këtë të premte do të ketë një ndryshim planesh, përpiquni të ruani qetësinë. Nëse jeni në krizë me partnerin, mos u dorëzoheni provokimeve. Jeni pak të shqetësuar, duhet të lironi tensionin duke bërë një shëtitje të këndshme në ajër të hapur. Në punë do ketë debate për shkak të personave që nuk e bëjnë detyrën. Jeni shumë të hutuar.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Është dita e duhur për të rivendosur një marrëdhënie sentimentale. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të bini në dashuri, shikoni përreth! Së fundmi jeni përballur me një ndarje, do të mund të buzëqeshni sërish duke përjetuar emocione shumë intensive. Në punë ndiheni më mirë sepse jeni më pak të shqetësuar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Këtë të premte mund të nxisni polemika kundër një personi që nuk e konsideroni të sinqertë. Ndihesh më mirë dhe vërtet dëshiron të rikthehesh në lojë. Në punë, më në fund, ju kthehet njëfarë stabiliteti dhe keni edhe më shumë dëshirë për të punuar. Vlerësoni mirë bashkëpunimet e reja. Ngadalësoni, po i bëni gjërat shumë shpejt.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Hëna është në shenjën tuaj dhe do të sjellë më shumë emocione. Mundohuni të qëndroni të qetë në çdo situatë, do të shihni që përfitimet do të jenë më të mira. Në punë do të zemëroheni nga çorganizimi i dikujt që nuk dëgjon këshillat tuaja. Kujdesuni më mirë për trupin tuaj, nuk jeni pak në formë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës