Ish-drejtori i inteligjencës ushtarake, Ylber Dogjani, është emëruar komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë. Presidenti Bujar Nishani me propozim të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka emëruar si Komandant të Forcës Detare, Gjeneralin Ylber Dogjanin. 

Gjenerali Ylber Dogjani më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Komandant i komandës mbështetëse.  Emërimi i tij u dekretua sot nga Presidenti i Republikës.
 
 “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes”, thuhet në dekretin e Presidentit Nishani. 


ylber dogjani dekret
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)