ITALI - Torino në Serie A ka nisur lëvizjet në merkato me ide të qarta për përforcimin e skuadrës, ndërsa një nga emrat më të fundit në listë është mesfushori shqiptar Ylber Ramadani.
Sipas raportimeve të 'Tuttosport', interesimi për Ramadanin nuk është thjesht një sugjerim, por një pistë konkrete. Lidhja mes lojtarit dhe trajnerit Roberto D’Aversa është një faktor kyç, pasi të dy kanë bashkëpunuar më parë te Lecce, ku mesfushori u shndërrua në një element të rëndësishëm të ekipit.
Ramadani konsiderohet si një profil ideal për forcën e mesfushës së 'Toros', falë eksperiencës së tij në Serie A dhe lojës fizike. Nga ana financiare, operacioni duket i realizueshëm për Torinon. Vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 2.5 milionë euro, një shumë e përballueshme për klubin italian, sidomos nëse realizohen disa dalje në merkato.
Nëse negociatat konkretizohen, Ramadani mund të bëhet një nga përforcimet kyçe të Torinos për sezonin e ri.
Komente








