Ylli i Hollywood-it Tom Hanks: Është e mundur! Mund të vazhdoj të luaj filma dhe pas vdekjes!

Ylli i Hollywood-it Tom Hanks: Është e mundur! Mund të vazhdoj të luaj filma dhe pas vdekjes!

Tom Hanks

Fitues i dy çmimeve Oscar, aktori i njohur amerikan e ka thënë prerë se mund të vazhdojë të interpretojë në filma edhe pas vdekjes së tij, falë Inteligjencës Artificiale.  Teknologjia e re siç shkruan Financial Times, mund të sigurojë ‘pavdekësinë’ duke i lejuar yllit të Hollywood-it të vazhdojë të shfaqet në ekranin e madh dhe pas vdekjes së tij fizike.

Hanks që sot është 66-vjeç ka shpjeguar se e ka parashikuar zhvillimin e inteligjencës artificiale në industrinë kinematografike 20 vjet më parë, saktësisht kur ka qenë protagonist i filmit për Krishtlindje “The Polar Express”, ku aktori në rol ndërmerr një udhëtim fantastik në versionin digjital.

“Nëse unë do të doja, mund të prezantoja një seri me 7 filma ku unë interpretoj si të isha 32-vjeç. Mund të them që aktualisht ka diskutime të hapura me kompani, agjenci dhe studio ligjore për të gjetur implikime ligjore lidhur me fytyrën, zërin tim dhe pronën intelektuale. Sot çdokush mund të krijojë vetveten përmes inteligjencës artificiale ose një teknologjie ‘deep fake’. Mund të më shtyp një autobus nesër e gjithsesi mund të vazhdoj të shfaqem në përjetësi”, tha aktori.

A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tirane/ Shkuan të vizitonin 'Shpellën e Pëllumbasit' mbesin të bllokuar 5 turistë britanikë, gjenden pas 5 orësh kërkime

Tirane/ Shkuan të vizitonin 'Shpellën e Pëllumbasit' mbesin të bllokuar 5 turistë britanikë, gjenden pas 5 orësh kërkime